Telegrafi

Phillip Schofield, Lorraine Kelly dhe James Norton janë të famshmit tjerë që kanë marrë vaksinën e Oksfordit kundër coronavirusit

Phillip Schofield, Lorraine Kelly dhe James Norton, u bënë të famshmit e radhës që morën vaksina kundër COVID-19 këtë javë.

Prezantuesi 58 vjeçar, tha se ai ‘nuk kishte ndonjë dhimbje’ teksa ndau një foto të martën duke marrë vaksinën e Oksfordit të AstraZeneca.

Moderatori anglez mbante një maskë dhe falënderoi ekipin mjekësor për punën e mrekullueshme.

Foto: Instagram

Ai po ashtu kishte të veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse, kurse shihej edhe ndihmësja e tij, Lisa, duke i dhënë gjilpërën në krahun e djathë për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

Lorraine, 61 vjeçe, gjithashtu mori vaksinën e Oksfordit AstraZeneca të dielën dhe ndau momentin me ndjekësit në Twitter.

“E vaksinuar. Shumë e lehtë. Nuk ndjeva asgjë. E falënderoj shumë stafin e NHS që e bënë kaq të thjeshtë. Ne jemi shumë me fat që kemi mundësinë”, shtoi ajo.

Foto: Twitter

Ylli i McMafica, James Norton, 35 vjeçar, i cili vuan nga diabeti i tipit 1, tha se ishte ‘i lumtur dhe i lehtësuar’ që mori vaksinën e Oksfordit.

“Si dikush që jeton me diabet të tipit 1, jam i lumtur dhe i lehtësuar që kam bërë vaksinimin tim kundër COVID-19”, vazhdoi ai.

“Kur t’ju ofrohet, unë do të ju inkurajoja të bëni të njëjtën gjë, jo vetëm për hir tuaj, por më e rëndësishmja për të gjithë të tjerët”.

Foto: Instagram

Prodhuesit e tre vaksinave, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna, që MHRA ka miratuar për përdorim deri më tani, të gjithë deklaruan se synojnë që të përballojnë variantet e coronavirusit këtë vit. /Telegrafi/