Site icon Telegrafi

Philips prezanton IPL (pajisjen për depilim) më të shpejtë dhe më efikase ndonjëherë

Pjesë të ndryshme të trupit kanë lloje të ndryshme të lëkurës dhe qimeve: shumica e metodave të depilimit nuk e trajtojnë këtë. Seria Philips Lumea IPL 9000 me teknologjinë SenseIQ është një pajisje shtëpiake Intense Pulsed Light (IPL) e cila është projektuar për të siguruar një zgjidhje të përshtatur të depilimit në të gjitha pjesët e trupit. Kjo do të thotë që femrat mund të përjetojnë ndjenjën e një lëkure të lëmuar dhe pa qime deri në gjashtë muaj, kështu që mund të ndihen të bukura, të sigurta dhe të gatshme, çdo ditë.

Me teknologji inovative e cila është zhvilluar nga dermatologët më të mirë dhe eskpertët e Philips për depilim, seria Lumea IPL 9000 ka gjashtë sensorë të integruar SmartSkin. Këta sensorë zbulojnë automatikisht nuancën e lëkurës së një personi, pastaj zgjedhin një mjedis të rehatshëm të dritës për zonën e trupit që trajtohet. Katër shtojcat inteligjente dhe të lakuara për trupin, sqetullën, fytyrën dhe zonën bikini përshtaten, duke ofruar programe që bazohen në matjen e nuancës së lëkurës. Çdo shtojcë mund të përdoret për një trajtim të lehtë dhe efektiv.

“Philips ka lansuar pajisjen e parë IPL për depilim në kushte shtëpiake më shumë se nëntë vite më parë dhe është bërë zgjidhja numër një e pajisjeve IPL, e zgjedhur nga tre million femra në mbarë botën” thotë Biljana Trajkovska, Menaxhere e Marketingut për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën. “Me teknologji të përparuar që jep rezultate të vërteta, seria e re Philips Lumea IPL 9000 është krijuar për të adresuar nevojat e femrave për depilim, është më e shpejtë dhe më e gjithanshme se kurrë më parë.”

Për lehtësi shtesë, femrat tani mund të përdorin serinë e re Philips Lumea IPL 9000 si me kabllo ashtu edhe pa kabllo. Trajtimi pa kabllo është më i lehtë për zona më të vogla ose më të vështira për t’u arritur në trup ndërsa përdorimi me kabllo është më i mirë për zona më të mëdha. Trajtimet me kabllo rrisin frekuencën e impulseve të dritës në një herë në dy sekonda duke e bërë kohën e trajtimit 1.75 herë më të shpejtë. Kjo do të thotë që femrat tani mund të trajtojnë të dyja këmbët e tyre në 8.5 minuta pa pasur nevojë të rimbushin pajisjen mes trajtimeve.

Ashtu si modelet e tjera Philips Lumea, Seria Philips Lumea IPL 9000 përdorë teknologjinë IPL, e cila krijon impulse të buta drite. Këto impulse drite zvogëlojnë në mënyrë progressive rritjen e qimeve duke e vendosur rrënjën në një fazë pushimi. Kur përdoret çdo dy javë për një periudhë tetë javore, trajtimi ka rezultuar se zvogëlon rritjen e qimeve deri në 92%, në mënyrë që femrat mund të përjetojnë ndjenjën e një lëkure të lëmuar dhe pa qime për kohë më të gjatë.

Seria e re Philips Lumea IPL 9000 përmban katër shtojca të përshtatura për nevojat e depilimit.

Exit mobile version