Telegrafi

Philips nxjerr tabletin GoGear Connect 7

Të dhënat e vetme që dihen deri më tani për këtë pajisje, janë se ajo operon me sistemin Android 2.3, ka një ekran 7-inch me prekje, ka vetëm një kamera ballore për komunikim me video, një portë hyrëse për USB dhe një portë hyrëse për kartë microSD. Mësohet se ngjyra e këtij modeli të Philips është e bardhe me të zezë, ndërsa në pjesën e pasme të tabletit ndodhet edhe logoja e Philips.

Modeli GoGear Connect 7 del në treg në fund të muajit Qershor, por ende nuk dihet se sa do të jetë kostoja e tij. /Telegrafi/