Site icon Telegrafi

Philippe Coutinho i zakonshëm po rikthehet: Ai shënoi gol dhe dhuroi dy asistime për Aston Villan në ndeshje me Leeds United

Ndeshja mes Aston Villas dhe Leeds United, doli të jetë shumë e bukur ku u shënuan gjashtë gola, por skuadrat u desh të kënaqeshin me barazim 3-3.

Kjo përballje u karakterizua me momentet magjike të Philippe Coutinhos – lojtarë që erdhi në huazim nga Barcelona për të luajtur nën urdhrat e ish-shoku i tij i skuadrës në Liverpool, Steven Gerrard, tani trajner te Aston Villa.

Fillimisht braziliani gjeti golin në minutën e 30-të të takimit, kur barazoi shifrat në 1-1 në këtë ndeshje.

Ai pastaj asistoi te Jacob Ramsey që shënoi për 2-1 në minutën e 38-të.

Dyshja Coutinho – Ramsey doli sërish në skenë në minutën e 43-të, për të gjetur golin për 3-1.

https://twitter.com/buendiazboyz/status/1491586317670621185

Por pastaj Leeds shënoi dy herë të tjera për të barazuar ndeshjen në 3-3 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Braziliani Coutinho e ka nisur shumë mirë aventurën te Aston Villa deri më tani dhe klubi mund të vendos për blerjen e tij në fund të sezonit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version