Telegrafi

Philippe Coutinho bëhet njëri nga nëntë lojtarët që kanë arritur të shënojnë gol në të katër ligat kryesore të Evropës

Philippe Coutinho shkëlqeu në fitoren e Bayern Munich ndaj Koln që u mbyll me rezultat 4-0.

Nuk ka pasur dyshim që Coutinho është një nga më të mirët në punën e tij, por te Barcelona nuk arriti ta tregojë atë që di të bëjë siç kishte bërë në Liverpool.

Coutinho nga Barcelona u huazua te Bayern Munich që e kanë edhe mundësin e blerjes.

Pasi bëri përshtypje në startin e tij të parë kundër Cervena Zvezdas, Coutinho tregoi paraqitje të mirë me një gol dhe një asistim në fundjavë duke u shpallur edhe ‘Man of the Match’.

Pas golit ai është kthyer në njërin nga nëntë lojtarët që kanë arritur ta gjejnë golin në katër Ligat më të mëdha: Liga Premier, La Liga, Serie A dhe Bundesliga.

Më poshtë i gjeni emrat e nëntë lojtarëve, ku është edhe Coutinho.

Philippe Coutinho

Shënoi për: Espanyol, Inter, Liverpool, Barcelona dhe Bayern Munich

Kevin-Prince Boateng

Shënio për: Hertha Berlin, Portsmouth, AC Milan, Schalke, Las Palmas, Eintracht Frankfurt, Sassuolo dhe Fiorentina.

Obafemi Martins

Shënoi për: Inter, Newcastle United, Wolfsburg dhe Levante.

Bojan Krkic

Shënoi për: Barcelona, ​​AS Roma, AC Milan, Stoke City dhe Mainz.

Jonathan de Guzman

Shënoi për: Mallorca, Swansea City, Napoli, Carpi, Chievo Verona dhe Eintracht Frankfurt.

Florin Raducioiu

Shënoi për: West Ham United, Espanyol, Stuttgart, Bari, Verona, Brescia dhe AC Milan

Pierre Wome

Shënoi për: Fulham, Espanyol, Werder Bremen, Bologna dhe Brescia

Jon Dahl Tomasson

Shënoi për: Newcastle United, Villarreal, Stuttgart dhe AC Milan

Gheorghe Popescu

Shënoi për: Tottenham Hotspur, Barcelona, ​​Hannover dhe Lecce.

/Telegrafi/