Telegrafi

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 – kërkon një befasi të madhe

Ish-ylli i futbollit gjerman, Philipp Lahm ka parashikuar se kush do të fitojë Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani në verën e vitit 2024.

Legjenda gjermane, që mban rolin kyç në organizimin e eventit të madh futbollistik në vendin e tij, shprehet se Franca ka të gjitha aftësitë për të kaluar më tej suksesin e saj të arritur në Evropianin e vitit 2016.

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich beson se ekipi francez ka një bazë lojtarësh tepër të talentuar, të cilët mjaftueshëm të mirë për t’u bërë kampionë të Evropës: “Franca është favorite. Thjesht sepse ata kanë, do të thoja, 40 lojtarë që janë shumë të talentuar. Ata kanë një grup shumë të ekuilibruar dhe mund të bëjnë lehtësisht ndryshime”.

Lahm gjithashtu theksoi se, përkundër parashikimeve që të favorizojnë ekipet e mëdha të futbollit evropian, ai do të dëshironte të shihte një “ekip surprizë” që të bëjë një përformancë të jashtëzakonshme, ashtu si Islanda e bëri në “Euro 2016”.

Eventi futbollistik që tërheq vëmendjen e gjithë Evropës, “Euro 2024”, do të nisë më 14 qershor dhe do të kulmojë me finalen e madhe më 14 korrik. Ky turne pritet të sjellë emocione të forta futbollistike dhe të gjithë sytë do të jenë të drejtuar drejt Gjermanisë për të parë se cila kombëtare do të ngrejë trofeun e rëndësishëm.

Me një infrastrukturë të konsoliduar dhe një histori të gjatë futbolli, Gjermania po përgatitet për të ofruar botës një spektakël të paharruar futbolli. Të gjithë entuziastët e futbollit janë të sigurt se “Euro 2024” do të jetë një festë e vërtetë e talentit dhe pasionit për këtë sport. /Telegrafi/