Site icon Telegrafi

Philip Reeker sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut, do të ketë takime me krerët shtetëror

Ish-ambasadori i SHBA-së në vend Philip Reeker, i cili është zëvendës civil dhe politik i komandantit të Komandës Evropiane të Forcave Ushtarake të SHBA-së dhe ndihmës sekretar i ardhshëm shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, sot për vizitë në Shkup.

Siç informon shërbimi qeveritar për media, Reeker sot paradite do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev pas të cilës të dy do të japin deklarata për mediat. Paradite është paraparë takim i Reekerit me shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Reeker në Shkup do të marrë pjesë në konferencën në organizim të Fondit Marshall të SHBA-së.

Filip Reeker ishte ambasador i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë nga vitit 2008 deri në vitin 2001. Kjo është vizita e parë në vend pas paralajmërimeve se do ta marrë vendin e ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë pasi Wess Mitchell u tërhoq nga ky funksion në fillim të këtij vitit./Telegrafi/

Exit mobile version