Telegrafi

“Philip Morris” dhuron pajisje mjekësore në vlerë prej 110 mijë eurove për Klinikën Infektive në Shkup

Kompanitë me përgjegjësi sociale janë duke u përpjekur vazhdimisht të japin kontribut në situatën aktuale në Maqedoni, ndërsa këtë e ka bërë edhe Philip Morris, e cila dhuroi pajisje në Klinikën për Sëmundje Infektive, me vlerë prej 110.000 eurove.

Philip Morris, si një kompani globale, ka zhvilluar një ndjesi të fortë solidariteti dhe mbështet plotësisht dhe pranon përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, por në veçanti stafit mjekësor në Maqedoni në luftën e tyre kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“Për këtë qëllim, si gjithmonë, kemi mbështetur projekte të vlefshme të rëndësishme për zhvillimin shoqëror, kështu që kësaj radhe Philip Morris TKP përmes donacionit siguroi pajisje të vlefshme mjekësore (pajisje EKG, ventilime mekanike, defibrilatorë, infusiomatikë, monitorues për matjen e presionit të gjakut tek pacientët, aspiratorë kirurgjikë, etj) në vlerën totale prej 110 mijë euro”, thonë nga kompania.

Ata shtojnë se këto pajisje do të distribuohen këtë javë dhe do të dedikohen për përdorim nga ana e personelit mjekësor në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.