Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka propozuar Philip S. Kosnett, ambasador në Republikën e Kosovës.
Kosnett, aktualisht i ngarkuar me punë të përkohshme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.
Diplomati amerikan është emëruar në këtë post nga kreu i shtetit amerikan, por i nevojitet miratimi nga Senati.
Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se Kosnett është diplomuar në Universitetin e Harvardit.
Ai flet turqisht, holandisht, japonisht dhe rusisht. /Telegrafi/