Site icon Telegrafi

Philadelphia triumfon në udhëtim te Bostoni

Vetëm katër ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e ditës së premte në NBA.

Ndeshja kryesore e kësaj dite është zhvilluar në TD Garden të Bostonit, ku Celtics ishin nikoqir të Philadphia 76ers.

Ekipi mysafir ka marrë një fitore të ngushtë me gjashtë pikë diferencë 109:115.

Qendra kamerunase Joel Embiid ishte fantastik në këtë sfidë me 38 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.

Paraqitje të mirë për Philadelphian pati edhe Thobias Harris me 23 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.

Kemba Walker ishte më efikasi tek vendasit me 29 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për Philadelphian kjo ishte fitorja e 19 derisa kanë edhe shtatë humbje, ndërsa Boston ka 17 fitore e numër të njejtë te humbjeve si kundërshtari i tyre. /Telegrafi/

Rezultatet:

Boston Celtics – Philadelphia 76ers 109:115

San Antnonio Spurs – Cleveland Cavaliers 109:117

Detroit Pistons – Dallas Mavericks 111:122

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 114:99

Exit mobile version