Philadelphia ka mposhtur Denver Nuggetsin në ndeshjen kryesore të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në NBA me rezultat 123-104.
Ndeshja ishte e barabartë vetëm në dy periudhat e para, ku Denveri madje krijoi epërsi.
Megjithatë, në pjesën e dytë Philadelphia hyri me qasje krejt tjetër në takim duke arritur të ekzekutojë me përpikmëri falë edhe mbrojtjes së fortë.
Më i miri ishte Joel Embiid me 20 pikë e 13 kërcime, i shoqëruar nga Dario Saric me 20 pikë, Covington me 18 pikë dhe Ben Simmons me 7 pikë, 13 kërcime dhe 11 asistime.
I rikthyeri Markelle Fultz i zgjedhur nga drafti pas lëndimit regjistroi 10 pikë e 7 asistime.
Në ndeshjet tjera Lakers humbi të gjitha gjasat për playoff pasi u mposht nga Detroit Pistons që po mbajnë gjallë gjasat matematike.
Minnesotta nga ana tjetër u shokua në shtëpi nga Memphis Grizzlies duke rrezikuar pozitën në playoff. Memphisi triumfoi me rezultat 101-93 në Minnesota.
Bostoni në anën tjetër vazhdoi serinë e mirë edhe pa Kyrie Irving në kërkim të vendit të parë duke mposhtue me rezultat 102-94 ekipin e Phoenix Suns.
Në lindje Philadelphia ka forcuar pozitën e katërt, ndërkaq pozita e pestë mbahet nga Indiana, dy skuadra që mund të jenë përballë në rrethin e parë të playoffit. /Telegrafi/