Telegrafi

Philadelphia ia shkakton humbjen e parë Orlandos

Orlando Magic e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në NBA duke marrë katër fitore radhazi në katër sfidat e para.

Por Magic kanë pësuar humbjen e parë dhe për këtë është përkujdesur Philadelphia 76ers.

76ers fituan me rezultat të thellë 116:92 falë një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar që nga çereku i parë.

Në fakt në dy çerekët e parë u përcaktua fituesi, pasi i pari përfundoi me rezultat 22:38 dhe i dyti 18:37 në të mirë të 76ers që shkuan në pushim me 35 pikë diferencë.

Seth Curry dhe Joel Embiid ishin më efikasit tek mysafirët me nga 21 pikë të shënuara.

Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Thobias Harris me 20 pikë e nëntë kërcime.

Tek Magic basketbollisti më efikas ishte qendra malazeze Vucevic me 19 pikë e 10 kërcime, por që ishin të pamjaftueshme për fitoren e tyre. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Philadelphia 76ers 92:116

Houston Rockets – Sacramento Kings 122:119

Toronto Raptors – New York Knicks 100:83

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 80:113

Utah Jazz – Phoenix Suns 95:106