Skuadra e Philadelphia Eagles ka shkruar historinë e sportit amerikan, duke fituar sot edicionin e 52-të të Super Bowl të NFL, pas triumfit në finale ndaj New England Patriots (skuadër e Bostonit) me rezultatin 41-33, ndeshje e luajtur në Minneapolis.
Kjo është hera e parë që skuadra e Philadelphia fiton këtë trofe në finalen e tretë në histori, një rezultat disi surprizë, pasi New England e ka fituar këtë trofe 6 herë dhe ishte favorite.
Lojtari Nick Foles fitoi trofeun “MVP” si lojtari më i mirë, duke fituar duelin me Tom Brady, që ishte pretendent për këtë çmim.
Një ndeshje që ishte një spektakël dhe emocionet ishte të mëdha deri në fund, duke argëtuar spektatorët.
Ky sukses është një nga më të rëndësishmit në historinë e spotrit amerikan dhe të NFL-së.
Në “Al Bank Stadium” të Minneapolis u zhvillua një nga ndeshjet më të bukura të historisë së këtij sporti, me Tom Brady që disa herë rikuperoi rezultatin dhe mbajti në lojë New England.
Madje Patriots dolën edhe në avantazh 33-32 për një moment, por pa mundur të fitojnë.
Një “touchdown” i Nick Foles nxori sërish në avantazh ekipin e Philadelphia, me Eagles që përfituan edhe nga një gabim i Brady në fund dhe Graham realizoi një “fumble”.
Këtu ndeshja përfundoi dhe Philadelphia feston suksesin e parë në NFL, në eventin sportiv më të rëndësishëm të sportit amerikan.
Hyrja e Philadelphia Eagles në ngjarjen më të madhe të futbollit amerikan është bërë me këngë të reperit Meek Mill që vjen nga Filadelfia, në nderë të tij pasi që ai është i burgosur. /Telesport/