Telegrafi

Philadelphia dhe Phoenix barazojnë rezultatin ndaj Bostonit respektivisht Denverit

Ndeshje fantastike janë zhvilluar mbrëmë në ‘Play-Off të elitës së basketbollit amerikan NBA.

Philadelphia 76ers ka barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Boston Celtics pasi i mposhtën pas kohës shtesë me një pikë diferencë 116:115.

James Harden ka qenë fantastik në këtë duel me 42 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Paraqitje spektakolare pati edhe Joel Embiid me 34 pikë e 13 kërcime në fitoren e 76ers.

Pas katër ndeshjeve rezultati është baras 2-2, derisa ndeshja e pestë zhvillohet në TD Garden në Boston.

Fitore ka marrë edhe Phoenix Suns duke barazuare serinë në 2-2 ndaj Denver Nuggets.

Suns triumfuan me pesë pikë diferencë 129:124 në një ndeshje spektakolare në Footprint Center.

Devin Booker dhe Kevin Durant ishin fantastik në këtë duel me nga 36 pikë për vendasit dhe më meritorët për fitoren e dytë. /Telegrafi/