Telegrafi

Philadelphia 76ers vazhdon me fitore, triumfon edhe Milwaukee Bucks

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Philadelphia 76ers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Cleveland Cavaliers me gjashtë pikë diferencë 125:119.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me 76ers që në çerekun e fundit kanë rikthyer gjithçka në të mirë të vetën.

Tyrese Maxey ka qenë më efikasi me 33 pikë, derisa James Harden shtoi 25 të tjera dhe 11 asistime në fitore.

Kontribut të madh dha edhe qendra Joel Embiid me 22 pikë e nëntë kërcime.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Milwaukee Bucks që ka mposhtur në udhëtim Chicago Bulls me 112:118. /Telegrafi/