Telegrafi

Philadelphia 76ers vazhdon me fitore dhe ia ndërprenë serinë fantastike Clippersave

Philadelphia 76ers ka fituar derbin e mbërmjes në NBA, pasi ka mposhtur Los Angeles Clippers.

Trajneri i 76ers, Doc Rivers triumfoi ndaj ish-skuadrës së tij me rezultat të ngushtë 106:103.

Për vendasit kjo ishte fitorja e katërt radhazi në NBA, derisa ia ndërprenë Clippersave një seri prej shtatë fitoreve të njëpasnjëshme.

Qendra kamerunase Joel Embiid ka qenë fantastik në këtë takim me 36 pikë, 14 kërcime dhe një asistim.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Korkmaz me 18 pikë, si dhe Ben Simmons me 12 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë te mysafirët, më i miri në këtë ndeshje ishte Paul George me 37 pikë, por që nuk mjaftuan të largohen me fitore nga  Wells Fargo Center.

Pas kësaj fitore, Philadelphia 76ers vazhdon të jetë lider në Konferencën e Lindjes me bilanc 39-17, derisa Clippers ndodhen në vendin e tretë në Perëndim me fitore dhe humbje të njëjta si vendasit. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit Pistons – Oklahoma City Thunder 110:104

Philadelphia 76ers – LA Clippers 106:103

 

Washington Wizards – New Orleans Pelicans 117:115

Brooklyn Nets – Charlotte Hornets 130:115

 

Toronto Raptors – Orlando Magic 113:102

Chicago Bulls – Memphis Grizzlies 115:126

Houston Rockets – Denver Nuggets 99:128

Minnesota Timberwolves – Miami Heat 119:111

San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers 106:107

Dallas Mavericks – New York Knicks 109:117