Telegrafi

Philadelphia 76ers marrin një fitore të madhe në udhëtim te Lakers

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Vëmendja kryesore ka qenë në Los Angeles, ku Lakers kanë qenë nikoqir të Philadelphia 76ers në Crypto Arena.

Ishin mysafirët nga Philadelphia që arritën fitore me pesë pikë diferencë 121:126.

Qendra kamerunase, Joel Embiid ishte më meritori për fitoren e 76ers me 30 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Për fituesit lojë të mirë shfaqi edhe James Harden me 24 pikë, derisa Maxey kontribuoi me 21 të tjera.

Lakers në këtë sfidë ishin pa dy yjet e skuadrës si LeBron James e Anthony Davis që munguan shkaku lëndimeve.

Dwight Howard e Russell Westbrook e mbyllën ndeshjen me nga 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe ajo mes Miami Heat dhe Golden State Warriors ku i takoi mysafirëve me 14 pikë diferencë 104:118. /Telegrafi/