Telegrafi

Philadelphia 76ers dhe Dallas Mavericks marrni fitoret e para

Janë zhvilluar ndeshjet e treta në duelet Philadelphia 76ers – Miami Heat dhe Dallas Mavericks – Phoenix Suns.

Në të dyja ndeshjet kanë fituar skuadrat vendase për ta hapur serinë e ndeshjeve duke ngushtuar rezultatin në 1-2.

Philadelphia 76ers ka triumfuar me 20 pikë diferencë ndaj Miami Heat me rezultat 99:79.

Danny Green dhe Maxey kanë qenë më meritorët në këtë fitore të 76ers me nga 21 pikë të shënuara, derisa Joeel Embiid e mbylli takimin me ‘Double-Double’ prej 18 pikëve e 11 kërcimeve.

Fitore ka marrë edhe Dallas Mavericks ndaj Phoenix Suns me rezultat 103:94.

Jalen Brunson me 28 pikë dhe Luka Doncic me 26 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Mavericks. /Telegrafi/