Site icon Telegrafi

Phil Neville tregon emrin e lojtarit të Chelsea që Sir Alex Ferguson e pëlqente ta kishte te Manchester United

Phil Neville ka thënë se Sir Alex Ferguson e pëlqente ta kishte legjendën e Chelseat, Gianfranco Zolan te Manchester United.

Italiani i kishte kaluar shtatë sezone duke luajtur në Stamford Bridge, duke shkëlqyer sa herë që The Blues ishin takuar me Djajtë e Kuq.

Ai kishte arritur të shënonte për vetëm dy minuta në paraqitjen e parë ndaj skuadrës së Fergusonit, por që kishte humbur atë takim 3-2.

Zola kishte shkaktuar panik te legjenda skoceze, aq sa dëshironte ta transferonte në Old Trafford.

Neville ka zbuluar se ata ishin të relaksuar, pasi po e fitonin ligën, mirëpo sulmuesi italian në atë kohë u kishte shkaktuar mjaftë probleme.

“Ne ishim duke e fituar titullin e Ligës Premier. Trajneri kishte bërë disa zëvendësime, mirëpo kur ishte te puna te lojtarët e Chelseat, Sir Alex Ferguson kishte respekt të madh për Zolan”, ka thënë ai.

“Ai kishte ngjashmëri me lojën e Eric Cantonas, por e kuptonte në detaje lojën e futbollit anglez, ishte e vështirë të luash kundër tij”, ka shtuar më tej ai.

Zola ishte i vogël, por shumë i shpejtë dhe e pëlqente të ishte gjithmonë në kundërsulme, por nuk kishte problem të driblonte lojtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version