Telegrafi

Phil Foden zgjidhet talenti më i mirë për këtë edicion në Ligën Premier

Phil Foden është shpërblyer nga Liga Premier pas edicionit 2020/2021.

Talenti i Manchester Cityt ka arritur të marrë trofeun si talenti më i mirë në këtë sezon.

Foden e ndihmoi skuadrën e tij që të fitonin trofeun e tretë brenda pesë vitesh në ligën angleze.

Për më shumë, ai fitoi edhe Kupën Carabao me Citizens, derisa ishin të pafat në Ligën e Kampionëve.

Aty, City u mposht 1-0 nga Chelsea, mirëpo Foden kishte një paraqitje të mirë gjatë gjithë sezonit. /Telegrafi/