Telegrafi

Phil Foden shënoi një gol special ndaj Brentford, teknika e goditjet ishte nga një ‘botë tjetër’

Ylli anglez i Manchester Cityt, Phil Foden ka shënuar një supergol në pasditen e sotme në Ligën Premier, në ndeshjen ndaj Brentfordit.

Manchester City u mposht me rezultat 2-1 në shtëpi nga Brenfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Goli i vetëm për ekipin e Pep Guardiolas u shënua nga anglezi Phil Foden, i cili shënoi një supergol që po vlerësohet shumë.

Ky gol i yllit anglez u shënua në minutën e parë shtesë të pjesës së parë falë një goditje të fortë dhe teknike të jashtëzakonshme.

Me këtë goditje gjysmë-volej, Folden nuk i dha asnjë mundësi për intervenim portierit të Brentfordit, David Raya.

Goli i Fodenit po shihet si një mesazh shumë i qartë për trajnerin Gareth Southgate, vetëm nëntë ditë larg ndeshjes hapëse të Anglisë në Kupën e Botës kundër Iranit. /Telegrafi/