Telegrafi

Phil Foden më në fund zbulon se çfarë i tha Erling Halandit gjatë takimit në Ligën e Kampionëve

Phil Foden më në fund zbuloi se çfarë u tha në bisedën mes tij Erling Haaland pas ndeshjes Manchester City – Borussia Dortmund.

Dy të rinjtë u ndeshën ballë për ballë në një përplasje çerekfinale të Ligës së Kampionëve në muajin mars dhe u përqafuan pas ndeshjes.

Të dy lojtarët mbuluan gojën dhe shumë kanë spekuluar saktësisht se çfarë u tha … deri më tani.

Foden në një intervistë për Football Daily ka treguar se çfarë ka biseduar pas ndeshjes me Haaland: “A më lejohet të them?”.

Ai vazhdoi: “Thjesht po flisnim se ai humbi disa raste në atë lojë, kështu që ishte një bisedë në përgjithësi për lojën dhe rezultatin”.

“Nuk ishte asgjë shumë e veçantë, shumë njerëz menduan se kishte të bënte me gjëra të tjera. Bëhej fjalë vetëm për lojën në përgjithësi”.

Tifozët e Citizens duke shpresuar se do të kenë biseduar për një transferim të mundshëm do të mbeten të zhgënjyer.

Haaland vlerësohet si një nga perspektivat më të mira në botë dhe tashmë është një makineri golash. /Telegrafi/