Site icon Telegrafi

Phil Foden është lojtari më i mirë i vitit në Angli

Phil Foden është emëruar lojtari më i mirë i vitit nga PFA për meshkuj, duke përfunduar sezonin e tij mahnitës me Manchester Cityn.

Mesfushori i Cityt u votua si lojtari i shquar i sezonit të kaluar nga kolegët e tij profesionistë, duke lënë pas konkurrencën nga bashkëlojtarët Erling Haaland – i cili fitoi çmimin e vitit të kaluar – dhe Rodri.

U nominuan gjithashtu Cole Palmer, Martin Odegaard dhe Ollie Watkins. Atij iu dorëzua çmimi në një ceremoni të shkëlqyeshme në Mançester Opera House të martën mbrëma.

Lexo po ashtu Cole Palmer, lojtari më i mirë i ri i vitit në Angli

Khadija ‘Bunny’ Shaw e Manchester Cityt fitoi lojtarja më e mirë e vitit për femra.

Foden ndihmoi City për të fituar titullin e katërt rekord radhazi në Ligën Premier sezonin e kaluar, duke shënuar 19 gola plus tetë asistime.

 

Ai realizoi 27 herë në të gjitha garat, pasi City fitoi gjithashtu Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube FIFA, ndërsa arriti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kupës FA.

Foden ka fituar 18 trofe me Cityn, klubin e tij të fëmijërisë. Ai ka fituar dy herë më parë çmimin PFA Lojtari i Ri i Vitit, në 2020-21 dhe 2021-22. /Telegrafi/

Exit mobile version