Telegrafi

Phil Foden çmend tifozët me një lëvizje brilante, anglezi krahasohet me legjendën Zidane

Phil Foden prodhoi një moment magjie ndërsa tregoi të mërkurën një aftësi të jashtëzakonshme për Anglinë në ndeshjen kundër Islandës.

Anglia fitoi thellë 4-0 ndaj Islandës në stadiumin Wembley në ndeshjen e tyre të fundit të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Foden shënoi dy herë në këtë përballje, ndërsa nuk hezitoi të tregonte edhe më shumë nga talenti i tij.

Lexo po ashtu Phil Foden: 13 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për talentin që vlerësohet shumë nga anglezët

Talenti i Manchester Cityt i la tifozët me ‘gojë hapur’ me një prekje madhështore për të ‘shkatërruar’ kundërshtarin Ari Freyr Skulason.

Prekja apo lëvizja brilante e Foden i ‘çoi peshë’ mediat sociale, të cilat nuk hezituan ta krahasojnë edhe me legjendën Zinedine Zidane.

Një përdorues i Twitter shkroi: “Kjo është fjalë për fjalë Zidane-esque”.

“Kjo prekje Foden .. çfarë ke bërë tani”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter, ndërsa të tjerë e vlerësuan lartë për talentin që posedon. /Telegrafi/