Michael Phelps ka fituar mbrëmë medaljen e 22-të të Artë në Lojërat Olimpike.
Me këtë rast amerikani ka thyer një rekord 2160 vjeçar.
Për Phelps kjo ishte medalja e 13-të individuale, por e një rëndësie mjaftë të veçantë pasi u thye rekordi olimpik 2160 vjeçar.
31-vjeçari theu rekordin e atletit të madh të Greqisë së Lashtë, Leonidas i Rhodes, i cili gjatë viteve 164 deri në 152 para Lindjes së Krishtit kishte fituar 12 medalje. /Telegrafi/