Telegrafi

Phelps në garë me peshkaqenin e bardhë, breshkën e detit, balenën e shumë krijesa tjera, por kush do të triumfonte në fund? (Video)

Michael Phelps do tentojnë të bëjë historinë, atë që së ka bërë askush më parë, të notojmë më shpejt se një peshkaqen i bardhë.

Shpejtësia e notarit është rreth 9.6 kilometra në orë, edhe pse ai thotë se ka bërë ushtrime në det të hapur dhe e ka rritur shpejtësinë e tij.

Nisur nga të dhënat e deritanishme më poshtë keni një krahasim të tij me gjallesat ujore:

Peshkaqeni i bardhë mund të notojë me shpejtësi më shumë se 40 kilometra në orë (km/h).

Shpejtësia e kallamarit është rreth 35.4 km/h. Ndërsa breshkat e detit mund të notojnë më shume se 32 km/h.

Pinguinët 27 km/h, Manta ray 24 km/h, pra a ka gjallesë ujore që njeriu më i shpejtë në botë mund ta kalojë?

Po, ajo është Right whales (lloj i balenave të mëdha), ku shpejtësia e saj është 9.6 kilometra në orë. Pra në një nivel me atë të notarit amerikan.

Gara mes Phelps dhe peshkaqenit është në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës. /Telegrafi/