Michael Phelps tha se ka përfunduar punë me pishinat njëherë e mirë, mirëpo duket se noti është një shprehi që vështirë harrohet.
Legjenda e Lojërave Olimpike, është kthyer në shtëpinë e tij në Maryland të mërkurën, dhe gjëja e parë që ka bërë është të hidhej në pishinë me të fejuarën e tij Nicole Johnson dhe djalin e tij Boomer.
Në një fotografi të këtij momenti, e ka publikuar Phelps në Instagram tek e mban në dorë dhe i buzëqesh këndshëm bebes së tij.
“Nuk ka vend si shtëpia. Mënyrë e mrekullueshme për të kaluar ditën e parë të pensionimit”, ka shkruar Phelps në një fotografi.