Michael Phelps nuk i vë kufij vetes. “Peshkaqeni” nga Baltimora synon të fitojë gjithçka në Rio 2016, edhe pse duket shumë e vështirë të përsëritë sukseset e mëparshme. Notari amerikan, fitues i 18 medaljeve olimpike, i ka idetë e qartë për olimpiadën.
“Unë nuk kam një disiplinë të preferuar. Dua të fitoj katër medalje te arta në këtë olimpiadë. Do të ishte fantastike, sepse do të bëhesha i pari notar mbi 30 vjec që arrin të fitojë qoftë një medalje të artë në një garë individuale. Në Londër 2012 doja të mbroja titullin në 200 metra flutur, por në fund humba, mirë tani nuk ka njeri që të më vendosë nën presion.”
31-vjeçari nuk ngurroi të jepte mendimin e tij edhe për kontrollet andidoping, ku ai është ndër më të kërkuarit, transmeton SS.
“Ndoshta jam sportisti që u është nënshtruar më shumë se kushdo tjetër kontrolleve antidoping në historinë e lojërave olimpike. Këtë vit kam bërë kontrolle të urinës dhe të gjakut mesatarisht dy herë në muaj.”
Phelps që ka fituara në total 22 medalje në lojërat olimpike, nga të cilat 8 vetëm në Londër 2012, është rikthyer pas një periudhe të gjatë pauze. Në Rio pretendon medaljet në tre gara individuale, 100 dhe 200 metra flutur dhe 200 metra miks. Gjithashtu shpreson të ngjitet në podium duke marrë pjesë edhe në stafetë.