Muzikanti Pharrell Williams që nga tetori i vitit të kaluar kishte njoftuar për bashkëpunimin e tij me shtëpinë e modës, Chanel.
Asokohe, ai e kishte prezantuar koleksionin Cruise në Bangkok. Ndërsa tani, gjashtë muaj më vonë, në profilin e tij në Instagram, e ka publikuar një njoftim lidhur me këtë bashkëpunim.
Në videon 15 sekondëshe e ka treguar koleksionin, në të cilin do të përfshihen gjësende sportive me mbishkrimet “Coco” dhe “Chanel Pharrell”.
Në ndërkohë, pritet se një bluza me krahë të gjatë “Pharrell”, të bëhet një prej gjësendeve më të shitura nga koleksioni i ri.
Chanel nuk e ka linjën për të dy gjinitë ose për meshkuj, mirëpo kjo pritet të ndryshojë kur të dalë në treg koleksioni Pharrell. /Telegrafi/