Telegrafi

Pfizer: Vaksina mbron pacientët për të paktën gjashtë muaj kundër COVID-19 dhe është efektive kundër varianteve tjera

Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Pfizer në bashkëpunim me kompaninë BioNtech, është dëshmuar si “shumë efikase” kundër coronavirusit përfshirë edhe variantet tjera dhe atë për të paktën gjashtë muaj.

Dy kompanitë të mërkurën njoftuan se faza e fundit e testimit – që përfshin analizimin e 927 rasteve të konfirmuara me COVID-19 dhe 46.307 vullnetarë – ka treguar se vaksina është efektive në luftimin e përhapjes së coronavirusit deri në 91.3 për qind, transmeton Telegrafi.

Sipas Agjencisë amerikane për Ushqim dhe Barna dhe Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vaksina është 95 për qind efektive nëse flitet në terma të përgjithshëm.

Për më shumë, të dhënat e 12 mijë personave që e kanë marrë vaksinën Pfizer, kanë demonstruar efikasitet të madh tek shumica e tyre.

“Këto të dhënat konfirmojnë efektivitet dhe siguri. Efikasiteti i madh i vaksinës është observuar për më shumë se gjashtë muaj, e pas dozës së dytë pacientët mbrohen edhe më mirë edhe kundër varianteve të reja të coronavirusit”, ka thënë Albert Bourla nga kompania amerikane Pfizer. /Telegrafi/