Telegrafi

“Pfizer” pushon nga puna 6 000 persona

“Pfizer” do të mbyll tetë fabrika të saj deri në vitin 2015, ndërsa në SHBA dhe Irlandë do të mbyllë edhe 6 tjera.

Fabrikat në të cilat do të reduktohet vëllimi i prodhimit gjenden në Gjermani, Irlandë, Britani të Madhe dhe SHBA, thuhet në njoftimin e “Pfizer”.

Megjithatë, transferimi i prodhimit do të rezultojë paralelisht me rritjen e prodhimit të fabrikave tjera, raportuan agjencitë botërore.

“Pfizer” aktualisht ka 78 fabrika të ilaçeve, në të cilat punojnë gjithsej 33 000 persona në gjithë botën.