Telegrafi

Pfizer pritet t’i dorëzojë 200 milionë doza të vaksinave SHBA-së

Pfizer tha se pret të dorëzojë 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.

Fillimisht kompania kishte planifikuar të dorëzonte 200 milionë doza deri më 31 korrik, por CEO i Pfizer, Albert Bourla tha javën e kaluar se priste që prodhimi i kompanisë të ishte para afatit për dy muaj.

“Në SHBA ne kishim premtuar të siguronim 100 milionë doza deri në fund të tremujorit të parë dhe do të jemi në gjendje të sigurojmë 120 tani”, tha Bourla, raporton cnn.

“E njëjta gjë është me tremujorin e dytë. Ne po planifikonim t’i siguronim ato deri në 200 milionë doza deri në fund të tremujorit të dytë, në të vërtetë fillimin e tretë. Tani për tani, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë 200 milion doza dy muaj më parë”, shtoi ai.

Administrata e presidentit, Joe Biden gjithashtu ka njoftuar se do të blejë 100 milionë doza shtesë nga kompania.

Që nga 31 janari, Pfizer thotë se ka furnizuar SHBA-të me 20 milionë doza. Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, janë administruar 17,364,398 doza të vaksinës Pfizer. /Telegrafi/