Site icon Telegrafi

Pfizer: Njerëzit duhet të marrin dy doza të vaksinës, për t’u ndjerë të sigurt se janë të mbrojtur me 95 për qind

Shefi ekzekutiv i kompanisë amerikane Pfizer, Albert Bourla, tha se derisa kompania pa një farë niveli mbrojtje 12 ditë pas dozës së parë të vaksinës së tyre kundër COVID-19 – “mbrojtja nuk është e plotë”.

“Kjo është një vaksinë me dy doza, kështu që njerëzit duhet të marrin dy doza për t’u ndjerë të sigurt se janë të mbrojtur me 95 për qind – 95 për qind mundësi për t’u mbrojtur”, tha Bourla të martën.

“Me një dozë, efikasiteti është rreth 50 për qind, diçka e tillë”, theksoi ai.

Bourla rrëfen se nga një këndvështrim epidemiologjik, kjo është e rëndësishme sepse kur një popullatë fillon të zhvillojë një lloj imuniteti nga doza e parë, “kjo ndihmon”, transmeton Telegrafi.

“Por duhet ta them përsëri, është një gabim i madh nëse dikush përpiqet ta kryej injektimin me vetëm një dozë, kur me dy, ju pothuajse dyfishoni mbrojtjen”, potencoi shefi i Pfizer.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën e Pfizer dhe BioNTech. /Telegrafi/

Exit mobile version