Site icon Telegrafi

Pfizer/BioNtech bëjnë të ditur se vaksina anti-COVID është qind për qind efektive

Rezultatet e testeve klinike të vaksinës anti-COVID nga Pfizer/BioNtech, ka treguar se është qind për qind efikase si dhe tolerante në moshat e reja nga 12 deri në 15, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtyre dy kompanive, shkruan CNN.

Pfizer/BioNtech planifikon të përditëson të dhënat në Agjencinë amerikane për Ushqim dhe Barna, me qëllim që të zgjatet autorizimi për përdorim emergjent të dy dozave, transmeton Telegrafi.

Në fazën e tretë të testimit, nga 2,260 pjesëmarrës të moshës 12 deri në 15 vjet në Shtetet e Bashkuara, vaksina ka nxitur prodhimin e antitrupave vetëm një muaj marrjes së dozës së dytë.

Nga Pfizer/BioNtech kanë shtuar se efektet anësorë tek adoleshentët ishin të ngjashme me ato të 16-25-vjeçar. Efektet më të shpeshta anësore përfshijnë dhimbje në vendin ku është marrë vaksina, temperaturë dhe lodhje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version