Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, ka aplikuar tek rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër coronavirusit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aplikimi në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vjen vetëm disa ditë pasi Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech raportuan rezultatet përfundimtare të testimit që treguan se vaksina ishte 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19 pa ndonjë shqetësim serioz për sigurinë.
Kjo është vaksina e parë kundër coronavirusit që kërkon autorizimin e rregullatorëve në SHBA.
Kompanitë thanë në një deklaratë se vaksina e tyre e njohur si BNT162b2, potencialisht do të jetë e disponueshme për përdorim në popullata me rrezik të lartë në SHBA nga mesi deri në fund të dhjetorit. /Telegrafi/