Site icon Telegrafi

Pezullohet trajneri i një shkolle të mesme – nuk tregoi respekt ndaj kundërshtarit, katër pikët e vetme mysafirët i realizuan në çerekun e fundit

Një shkollë e mesme në Connecticut ka kërkuar falje dhe trajnerin e ka suspenduar pasi ekipi i saj i basketbollit mundi një ekip me rezultatin e jashtëzakonshëm 92:4.

Administratorët e shkollës në Sacred Heart, një shkollë e mesme në Hamden, Connecticut, u kanë kërkuar falje kundërshtarëve të tyre të shkollës së mesme Lyman Hall, të cilët nuk arritën të realizojnë asnjë pikë të vetme në tre periudhat e para të ndeshjes në kategorinë e femrave, raporton foxnews.

Jason Kirck, trajneri i Sacred Heart Sharks, gjithashtu është suspenduar me një ndeshje pasi fitores dominuese, e cila “nuk përputhej” me mësimet dhe parimet e shkollës.

“Sacred Heart Academy vlerëson mësimet e dhëna dhe kultivuar përmes pjesëmarrjes sportive, duke përfshirë sjelljen etike dhe të përgjegjshme, si dhe respektin për kundërshtarët. Ndeshja e mbrëmshme e basketbollit për vajzat kundër shkollës së mesme Lyman Hall nuk përputhet me vlerat tona ose fillozofitë”, tha Sheila O’Neill, presidentja e shkollës.

Ndryshe, Sacred Heart Academy shënuan 80 pikë në tre çerekët e parë ndërsa kundërshtarët asnjë. Në fakt, pikët e para dhe të vetme i realizuan në periudhën e fundit në rezultatin 92:4. /Telegrafi/

Exit mobile version