Site icon Telegrafi

Pezullohet përkohësisht zhvendosja e puntorëve të MKRS-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton është pezulluar përkohësisht zhvendosja e zyrtarëve të kësaj Ministrie nga objekti ku ndodhet aktualisht në një objekt me qira.

Sipas njoftimit për media Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pas kërkesës zyrtare të parashtruar nga Këshilli Organizativ i Protestës për menaxhmentin e lartë të Ministrisë, ka mbështetur tërësisht kërkesën në këtë fazë dhe zyrtarisht i ka kërkuar Ministrisë së Administratës Publike (MAP), pezullimin e përkohshëm të zhvendosjes, kërkesë kjo që është pranuar nga MAP-i, e cila çështjen e kohës dhe mënyrën e zhvendosjes e ka lënë në përgjegjësi të menaxhmentit të MKRS –së.

Lexo po ashtu Vendosja e Presidencës në objektin e MKRS-së, protestojnë punëtorët e kësaj ministrie

“Këshilli Protestues ka mirëpritur këtë marrëveshje të të dy ministrive, e cila krijon kushte dhe hapësirë për të analizuar edhe njëherë arsyet dhe efektet e zhvendosjes, të cilat mundësojnë një vendimmarrje shumë më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjitha palët”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas njoftimit Këshilli Protestues, për shkak të kësaj situate, njofton pezullimin e përkohshëm të protestave të përditshme dhe informon se do të vazhdojë të jetë funksional dhe i gatshëm për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve adekuate, të cilat nënkuptojnë rishqyrtimin e tërësishëm të planit për vendosjen dhe akomodimin e MKRS –së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version