Site icon Telegrafi

Pezullohet përkohësisht greva e transportit të udhëtarëve, autobusët nisin qarkullimin

Shoqatat e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë.

Kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat tona, por ky vendim ka ardhur për shkak të motit të ligë”, tha ai në një konferencë për medie, përcjell KP.

SHTU të premten e kaluar në shenjë proteste ka parakaluar me autobusë në kryeqytet, ndërsa ndaljen e ka bërë para objektit të Qeverisë.

Greva e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, që vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve ka filluar nga e mërkura e javës së kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version