Telegrafi

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet për ryshfet

Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet Sh.G.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Tutje SHKK ka bërë të ditur se vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

“Masa  e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe  do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/