Me vendim të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është pezulluar nga puna drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.
Sipas vendimit, janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv, Ilir Morina.
“Morina ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij, në sigurimin e zbatimit të rekomandimeve nga raportet e auditimit”.
“Ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj zyrtarëve të MEA-s, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare dhe ka treguar neglizhencë gjatë bashkëpunimit me menaxhmentin e MEA-s”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, ai do të marrë 50 për qind të pagës, deri në një vendim tjetër.