Kënga e shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moros është pezulluar nga gara e festivalit “Sanremo 2018”.
Arsyeja e këtij diskualifikimi ka qenë ngjashmëria e këngës së tyre “Non mi avete fatto niente”, me këngën “Silenzio” të Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascalit.
Ata u akuzuan edhe për plagjituarë, kjo për shkak të melodisë, e cila nga ngjashmëria e madhe, dukej identike me atë të këngës tjetër, ndonëse janë punuar nga i njëjti autor.
Ka qenë një temë e përfolur gjatë gjithë ditës kjo nëse këngëtarët do të mbaheshin apo do diskualifikoheshin nga gara, ashtu edhe siç edhe juria mori vendimin në fund.
https://www.youtube.com/watch?v=fD6nar5Yb3U
Dyshja e njohur ishin cilësuar si favorit për ta fituar festivalin e “Sanremos”, kjo pasi kënga e tyre trajtonte një temë mjaft të ndjeshme dhe aktuale, atë të rrezikut nga terroristi.
Mirëpo duket se fansat, nuk do të kenë mundësinë t’i shohin dyshen para ekranit italian.
Ermal Meta kishte sprovuar veten edhe vitin e kaluar në festivalin e “Sanremos”, me këngën “Vietato Morire”, ku kishte arritur të rrëmbente çmimin e tretë. /Telegrafi/