Site icon Telegrafi

Pezullohet Kampi Stërvitor i Real Madrid Clinic Kosovo

Të nderuar media, sponsor, basketbolldashës dhe ju të nderuar prindër dhe fëmijë.

Pas disa muajve entuziazmi, përkushtimi dhe përgatitje deri në detajet më të vogla që puna në kamp të filloj sipas standardeve të kërkuara nga Kampi i Real Madrid – sot me shumë keqardhje ju informojmë se për arsye të gjendjes aktuale me pandeminë COVID-19 dhe masave të reja të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me STE Robin Krasniqi jemi të detyruar që të pezullojmë Real Madrid Training Camp deri në njoftimin e ardhshëm.

Jemi të vetëdijshëm se kjo është zhgënjyese sikurse për ne ashtu edhe për pjesëmarrësit dhe basketbolldashësit, mirëpo në këto rrethana që po i përjetojmë, përkushtimi jonë fokusohet së pari në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve tanë.

Dëshirojmë t’a shfrytëzojmë rastin që të ju ftojmë të gjithëve që të vaksinoheni dhe ushtroni kujdes maksimal në këto kohë të vështira.

Ne do të qëndrojmë të përkushtuar në organizimin e eventeve të ngjashme në të ardhmen dhe shpresojmë se së bashku do të tejkalojmë këtë situatë.

I falënderojmë të gjithë sponsorët për mbështetjen e tyre IPKO, Union Net – Western Union, BPB, Gorenje Department Store, Digi Print, KosovaPress, Telegrafi.com, Albi Mall dhe Komuna e Prishtinës.

Falënderim i posaçëm shkon për STE Robin Krasniqi dhe MIK Sports për përkrahjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin profesional qe kishin qe nga fillimi i këtij rrugëtimi.

Ne zotohemi që kampin ndërkombëtar të Realit ta organizojmë në një të ardhme të afërt, menjëherë pas kthimit të gjendjes normale në vendin tonë.

Kujdes, Vaksinohuni – Qëndroni të shëndoshë. Duajeni sportin, duajeni vetën dhe familjarët tuaj.

KB Prishtina

Exit mobile version