Telegrafi

Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve të tjerë

Foto ilustrim

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.

Sipas një njoftimi të QKUK-së, ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rrustem Musa, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Basri Sejdiu, ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK.

“Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/