Telegrafi

Pezullohet dënimi me vdekje

Vendet që kanë dënimin me vdekje si Singapori akuzuan BE-në, ku të gjitha vendet kanë hequr dënimin me vdekje, se po përpiqej të impononte vlerat e veta në pjesën tjetër të botës. Por kombe të tjera thanë se dënimi me vdekje është kundër të drejtave bazë të njeriut.

Britania është kundër dënimit me vdekje dhe ambasadori britanik në OKB, Sir John Sawers, tha për BBC se vota provonte se opozita globale ndaj dënimit me vdekje po rritej.

"Ajo çka tregon kjo rezolutë është se epiqendra e opinionit global është zhvendosur dhe ai është kundër dënimit me vdekje. Jo vetëm në vendet e tyre, por kundër dënimit me vdekje si parim, si diçka që është kundër të drejtave të njeriut dhe rrezik në rast dështimi të sistemit të drejtësisë dhe kjo do të thotë që të gjithë vendet duhet të vendosin një moratorium mbi dënimin me vdekje", tha ai. /bbc/