Site icon Telegrafi

Pezullohet bojkoti i mësimit në universiteteve shqiptare

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri, Sandër Kovaçi, njoftoi sot se protestat do të vazhdojnë në të gjitha format demokratike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor.

“Protesta universitare kombëtare e radhës do të jetë nesër, në orën 11:00, para Korpusit”, shtoi Kovaçi.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për tërheqje, por “pati presion të jashtëzakonshëm ndaj një pjese të punonjësve që do të hynin në grevë urie, ndërsa një pjesë e profesoratit është e mendimit që nuk është momenti për të realizuar këtë akt final”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version