Site icon Telegrafi

Pezullohen protestat në “Feni Industries”

Protestat dyditore të punëtorëve të “Feni Industries” për shkak të procedurës së ngritur falimentuese, sot janë vendosur në pezullim.

Pritet oferta e investuesit bullgar dhe qëndrimi i bankave kreditore informoi për AIM, Gjore Palitov, kryetar i Organizatës Sindikale.

“Jemi në pritje. Për të hënën është caktuar seancë gjyqësore në lidhje me kërkesën për falimentim nga ana e bankave kreditore. Atëherë do të dihet nëse dhe çfarë oferte do të dorëzojë deri te bankat investuesi i interesuar bullgar dhe çfarë do të jetë qëndrimi i kreditorëve”, theksoi Palitov.

Ai shtoi se më vonë punëtorët do të vendosin çka më tej, nëse do të protestojnë sërish apo jo./Telegrafi/

Exit mobile version