Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, ndodhej në një aeroplan të zhdukur mbi Channel Islands (ishujt e La Manche). 28-vjeçari ka qenë njëri prej dy pasagjerëve në aeroplanin që e ka humbur kontaktin derisa ka qenë duke fluturuar mbi Alderney të hënën mbrëma.
Përfaqësues të Cardiff Cityt, klube që sapo e ka transferuar sulmuesin nga klubi francez, Nantes, janë shprehur të shokuar për këtë ndodhi, ndërkohë që ish-bashkëlojtarët e tij kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e argjentinasit.
Polica e Guernsey ka thënë se nuk ka gjetur asnjë gjurmë të aeroplanit, derisa familja e lojtarit është shprehur e dëshpëruar.
“Nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të atyre që kanë qenë në aeroplan. Nëse kanë rënë mbi ujë, gjasat për mbijetesë në këtë fazë, fatkeqësisht, janë të vogla”, ka thënë policia.
Dy aeroplanë dhe një anije kanë bërë kërkime, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos vazhdojnë kërkimet gjatë natës.
Babai i futbollistit, Horacio, i ka thënë kanalit televiziv argjentinas, C5N, se lajmin e kishte mësuar nga një mik i tij.
“Nuk dija asgjë. Nuk mund ta besoja. Jam i dëshpëruar. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, ka thënë ai.
16.10 update
This is the area which has been searched, totalling 1,155sq miles pic.twitter.com/x6p8gHJj9Y
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 22, 2019
Në ndërkohë, John Fitzgerald, shefi i kërkimeve ajrore në Channel Islands, ka thënë se gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar nga aeroplani i zhdukur po zvogëlohen me shpejtësi.
“Me temperaturat e detit dhe kushtet e detit, gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar po zvogëlohen vazhdimisht”, është shprehur ai.
Policia e Guernsey ka njoftuar se në mbrëmje janë pezulluar kërkimet, të cilat pritet të fillojnë sërish nesër.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar pas perëndimit të diellit. Plani aktual është që të rifillojmë nesër (e mërkurë). Sonte nuk do të ketë informacione të tjera”, shkruan në faqen e policisë së Guernsey në Twitter. /Telegrafi/
17.00 update
Search and rescue operations have been suspended as the sun has now set.
The current plan is for it to resume at sunrise tomorrow.
There will be no further updates tonight.
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 22, 2019