Telegrafi

Pezullohen kërkimet për avionin MH370 që u zhduk tri vjet më parë

Kërkimi për avionin e Malajzisë që u zhduk tre vjet më parë me 239 persona në bord është pezulluar.

Në një deklaratë, Australia, Malajzia dhe Kina thanë se vendimi është marrë me “trishtim” pas një kërkimi të pafrytshëm në më shumë se 120.000 km katrorë të Oqeanit Indian, shkruan BBC.

Familjet e viktimave e quajtën atë një “papërgjegjshmëri”, dhe masë e cila duhet të rishqyrtohet.

Fluturimi MH370 u zhduk gjatë rrugës për në Pekin nga Kuala Lumpur në vitin 2014.

Deri më tani vetëm shtatë nga 20 copa të mbeturinave janë identifikuar, transmeton KP