Site icon Telegrafi

Pezullohen gjashtë volejbollistë pas incidentit në ndeshje Ferizaj – Peja

Federata e Volejbollit të Kosovës po trajton incidentin në ndeshjen e Kupës FVK-së, Peja – Ferizaj.

Pas nisjes së procedurave për trajtimin e kësaj çështjeje, Komisioni i Garave pranë FVK ka vendosur t’i suspendojë gjashtë volejbollistë të përfshirë në incident.

Njoftimi i plotë nga FVK:

Komunikatë për Media

Federata e Volejbollit të Kosovës po trajton incidentin në ndeshjen e Kupës FVK-së, Peja – Ferizaj.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) shpreh shqetësim për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së FVK-së mes ekipeve Peja dhe Ferizaj. FVK ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e kësaj çështjeje dhe po bashkëpunon ngushtë me organet kompetente për një zgjidhje të drejtë dhe transparente.

Në përputhje me rregulloret, Komesari i Garave ka vendosur që gjashtë lojtarët e përfshirë në incident:
• Arlind Kabashi,
• Leotrim Mujaj,
• Agron Nikqi,
• Dardan Husaj,
• Kaltrim Berisha, dhe
• Gazmend Husaj,
të suspendohen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere.

Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Komisioni Disiplinor pret deponimin e deklaratave nga të gjithë lojtarët e përfshirë, si pjesë e procesit hetimor që do të çojë në nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

FVK riafirmon përkushtimin e saj për të ruajtur integritetin e sportit dhe dënon ashpër çdo sjellje që cenon vlerat e lojës dhe të komunitetit sportiv. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet në kohën e duhur.

Exit mobile version