Site icon Telegrafi

Shqipëri: Pezullohen 30 policë që rezultuan përdorues droge, shumica për kokainë

Mbi 30 efektivë policie në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës, nga rreth 1000 që e kanë kryer deri tani.

Euronews Albania njofton se pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar konsumues të kokainës.

Nisur nga këto rezultate në disa drejtori vendore kanë nisur pezullimet e para për punonjësit e policisë që rezultuan pozitiv.

Efektivët e parë të ekzaminuar deri tani janë përzgjedhur nga SHÇBA si dhe drejtuesit e tyre në bazë të dyshimeve e informacioneve paraprake.

Disa prej policëve që rezultuan pozitivë kanë kundërshtuar përgjigjen e testimit, duke mohuar të jenë përdorues si dhe paralajmëruar padi në gjykatë.

Për këto raste dhe çdo kundërshti tjetër të këtij procesi, efektivëve u lind e drejta e ritestimit.

Exit mobile version